15:00 / 16.06.2020
Vajza e George Floyd, falënderon Kanye West që pagoi për arsimimin e saj
Gianna Floyd, vajza gjashtë vjeçare e George Floyd, i dërgoi një falenderim reperit Kanye West pasi ai pagoi kolegjin e saj.
Reperi 43-vjeçar krijoi një program kursimesh në kolegj 529 për të mbuluar tërë shkollimin e saj, konfirmuan burimet për People në fillim të këtij muaji.
Floyd hyri në Instagram të hënën për të postuar një imazh ku shkruhej, “Faleminderit Kanye West për sigurimin e arsimit tim në kolegj”.
Gianna shtoi në mbishkrim, “Faleminderit Kanye, për shkak tëndin do të kem mundësi shkollimi mamaja dhe unë jemi shumë mirënjohës për ju dhe familjen tuaj”, ka përfunduar Gianna.
























