08:41 / 17.06.2020
Alex, partneri më i lumtur pranë Jenniferit
Alex dhe Jennifer po shijojnë në maksimum lidhjen.
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndër çiftet më të komentuara të shoubizit.
Dyshja kishin planifikuar që gjatë kësaj kohe të kurorëzonin dashurinë me martesë, por koronavirusi ua prishi planet.
Së fundi, JLo dhe Alex pozuan të lumtur krah njëri-tjetrit teksa po shijonin nga një gotë verë në shtëpi.
“Lumturia po vlerëson momentet e thjeshta në jetë”, ka shkruar Alex, i cili ndau një foto me partneren.























