Sot do të festonte ditëlindjen, kaq vite do të mbushte legjenda Tupac!
BKT
Magazina

Sot do të festonte ditëlindjen, kaq vite do të mbushte legjenda Tupac!

Një nga reperët më legjendar të të gjitha kohërave, padyshim se është Tupac Amaru Shakur, i cili njihet me emrin e tij artistik 2pac.

I lindur me 16 qershor 1971, në New York, Tupac sot do të festonte ditëlindjen e tij të 49-të, po të ishte gjallë.

Reperi revolucionar Tupac, njihet për hitet e shumta që ka sjellë ndër vite, madje me këngët e tij ai arriti të vetdijësoj popullin amerikan, në kërkimin e të drejtave të tyre, sidomos për komunitetin e njerëzve me ngjyrë, shkruan Indeksonline. 

Këngët e tij do të mbesin në kujtesën e secilit dhe vazhdojnë të jenë tejet të dëgjuara e aktuale edhe ditëve të sotme. 

Kujtojmë që Tupac u vra në vitin 1996, në Las Vegas, në një atentat ku u qëllua me disa plumba, e që më pas humbi jetën. 


MË SHUME NGA Magazina