Ulen infektimet me Covid-19 në Shqipëri, për 24 orë preken 50 persona
BKT
Shqipëri

Ulen infektimet me Covid-19 në Shqipëri, për 24 orë preken 50 persona

Këtë të mërkurë infektimet nga koronavirusi në vendin tonë kanë pësuar një rënie të lehtë në krahasim me ditën e djeshme.

Top Channel mëson se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 50 persona. Të njëjtat burime bëjnë me dije së Tiranë janë infektuar 9 persona.

Kujtojmë se ditën e djeshme u shënuan 82 raste. Kjo është shifra më e lartë që vendi ynë ka regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë kryeministri Rama ka paralajmëruar edhe një rikthim në karantinë nëse shifrat vijojnë me rritje.


MË SHUME NGA Shqipëri