Ylli i ‘K-Pop’, Yohan vdes në moshën 28-vjeçare
Ylli i ‘K-Pop’, Yohan ka vdekur në moshën 28-vjeçare, sipas një konfirmimi.
Artisti koreano-jugor, emri i vërtetë i të cilit është Kim Jeon-hwan, ka vdekur të martën (16 qershor).
Yohan ishte anëtar i bendit të njohur TST (i njohur si Top Secret), të cilët lansuan këngën e tyre të fundit në janar të këtij viti.
Yohan (Foto: Instagram)
Shkaku i vdekjes së tij akoma nuk është zbuluar.
Lajmi po ashtu u konfirmua edhe nga ‘KJ Music Entertainment” në një deklaratë të dhënë për mediat atje, “Ne jemi shumë të mërzitur për të dhënë lajmin e hidhur. Më 16 qershor, anëtari i TST ka lënë këtë botë”.
Yohan fillimisht u bë i njohur në vitin 2016 si anëtar i grupit NOM, më pas u bashkua me TST (Top Secret) në 2017.
TST publikoi albumin e katërt, “Countdown” në janar të vitit 2020 dhe grupi i tyre kanë qenë mjaft të zënë duke e provomuar gjatë muajve në vijim.
Grupi TST (Foto: Instagram)
Fansat kanë lënë komente të ndryshme në Instagramin e TST, ndërkohë që ndanë një fotografi të Yohan duke festuar ditëlindjen e tij më 16 prill.
Këngëtari koreano-verior, Kee Kiseop ka shkruar: “Të dua shumë, Yohan më mungon”.























