Të ‘çmendur’ pas Achraf Hakim
BKT
Sport

Të ‘çmendur’ pas Achraf Hakim

Të gjithë të çmendur pas Achraf Hakimi. Mbrojtësi i cili po shkëlqen me fanellën e Borussia Dortmund, ku luan i huazuar por kartoni i tij zotërohet nga Real Madrid.

Së fundmi në garë për kartonin e 21-vjeçarit është futur edhe Interi, që për të arritur te kartoni i futbollistit duhet të mposhtë më parë edhe konkurrencën e Manchester United dhe mbi të gjithë të Bayern Munich, që e shikon Hakimin si një prioritet absolut për të ardhmen, por nuk duhet harruar as Dortmundi që ka shprehur dëshirën për ta blerë përfundimisht kartonin e futbollistit, dëshira e të cilit është të qëndrojë në Bundesligë.

Real Madrid për të lënë të lirë lojtarin kërkon të paktën 60 milionë euro.