E ardhmja e Pastores në MLS!
BKT
Sport

E ardhmja e Pastores në MLS!

Aventura e Javier Pastore te Roma është drejt fundit. Argjentinasi në kryeqytet nuk arriti asnjëherë të linte shenjë, për shkak të dëmtimeve të shumta.

Paga e tij prej 4 milionë eurosh në sezon i rëndon jo pak arkat e italianëve, te cilët e kanë nxjerrë në merkato futbollistin. 30-vjeçari ishte pranë largimit edhe në muajin Janar, kur kërkohej nga klubet kineze, ndërsa tani destinacioni i radhës mund të jetë Amerika. Interes për mefushorin kanë treguar Seattle Sounders dhe Los Angeles Galaxy. Gjatë një interviste, menaxheri i përgjithshëm i Galaxy, Dennis Te Kloese deklaroi se Pastore është një lojtar i shkëlqyer, por për momentin nuk kanë asgjë konkrete, kjo për shkak edhe të situatës së pandemisë. Ai theksoi se gjërat kanë mebtur pezull dhe se për momentin duhet të presin.