Mediat angleze konfirmojnë marrëveshjen mes Romës dhe sulmuesit të Chelseat
BKT
Sport

Mediat angleze konfirmojnë marrëveshjen mes Romës dhe sulmuesit të Chelseat

Mediat angleze janë të bindura që spanjolli Pedro Rodriguez ka vendosur të transferohet te Roma për të vijuar karrierën, pasi kontrata me Chelsean i përfundon më datën 30 qershor të këtij viti.

Sulmuesit i është ofruar zgjatja e bashkëpunimit me Chelsean deri në fund të gushtit, kohë kur pritet të përfundojë edhe zyrtarisht sezoni 2019-2020, por ai ka ende dyshime, pasi dëshiron të shfrytëzojë verën për pushime dhe për t’u ruajtur nga dëmtimet.

Sa i përket marrëveshjes me Romën, bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një sezon të tretë, nëse gjendja fizike dhe forma sportive e sulmuesit do të vijojë të jetë e mirë.

Afrimi i Pedros është një lëvizje mjaft interesante e verdhekuqve, që arrijnë të sjellin në ekip pa shpenzuar asnjë para, një futbollist me eksperiencë të madh ndërkombëtare, i cili gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Chelseat, Barcelonës dhe Kombëtares Spanjolle.