14 ditë karantinë për çdo kosovar që hyn brenda territorit të Sllovenisë
BKT
Lajme

14 ditë karantinë për çdo kosovar që hyn brenda territorit të Sllovenisë

Sllovendia do të vendos rregulla më të rrepta në kufirin e saj me Kroacinë nga dita e premtë.

Kjo në funksion të parandalimit të importimit të rasteve të reja me koronavirus, pasi pjesa më e madhe e rasteve të reja në këtë shtet i cili i pari e shpalli fundin e pandemisë, kanë origjinë jashtë vendit, shkruan lajmi.net.

Kështu, Kosova, Bosnja dhe Serbia janë futur në listën e zezë të vendeve nga ku njerëzit që hyjnë në Slloveni do t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14 ditore, pavarësisht nëse kanë leje-qëndrim ose nënshtetësi sllovene.

Për më tepër, numri i përjashtimeve për këto vende është ngushtuar në mënyrë që të minimizohen udhëtimet, veçanërisht të punëtorëve migrantë.

Vendimi vjen pasi gjysma e 26 rasteve të reja me koronavirus në Slloveni janë të importuara kryesisht nga Bosnja dhe Serbia.

Në anën tjetër, në Kosovë javën e fundit ka rritje enorme të rasteve me koronavirus ku numri i rasteve aktive ka shkuar mbi 800. 


MË SHUME NGA Lajme