Gerrard nis ofertën për sulmuesin shqiptar
BKT
Sport

Gerrard nis ofertën për sulmuesin shqiptar

Një dritë jeshile në fund të tunelit për sulmuesin e Shqipërisë, Florian Kamberi.

Ky i fundit është rikthyer te skuadra e Hibernian sepse trajneri Steven Gerrard nuk bleu kartonin e tij.

Situata duket se ka ndryshuar, pasi Rangers ka rikthyer vëmendjen drejt shqiptarit. Ata do të tentojnë të bindin klubin e Hibernian me një shifër prej 150 mijë eurosh. Një shifër qesharake, por që mund të vlejë për blerjen e tij.

Kamberi bëri mirë me Rangers, por nuk arriti të tregonte të gjithë potencialin e tij dhe për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ndërprerja e kampionatit nuk erdhi në momentin e duhur për karrierën e lojtarit që shpreson të ketë dhe një shans tjetër.