Gashi thotë se kjo shqiptare është ndër artistet më të mira të kësaj kohe
BKT
Magazina

Gashi thotë se kjo shqiptare është ndër artistet më të mira të kësaj kohe

Gashi ka shkruar fjalë të mëdha për një artiste shqiptare.

Bëhet fjalë për Njomza Vitinë, e cila dalëngadalë po ngjitet me hapa të sigurt drejt suksesit.

Reperi Gashi ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto të saj dhe tha se ajo është ndër këngëtaret më të mira të kësaj kohe.

“Kjo është një prej artisteve më të mira të kohës tonë… ju nuk e dini ende”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Gashi dhe Njomza kishin performuar në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë vitin e kaluar.
 
Aktualisht, të dy janë duke bërë karrierë në tregun e huaj dhe këngët e tyre po pëlqehen shumë.


MË SHUME NGA Magazina