Orë përkujtimore për mjekun Simë Dobreci
BKT
Shqipëri

Orë përkujtimore për mjekun Simë Dobreci

Të shtunën më 20 qershor nga ora 11:00, në sallën e madhe të Kuvendit Komunal të Ulqinit, mbahet ora përkujtimore kushtuar mjekut, dermatologut, publicistit, patriotit dhe veprimtarit të ndjerë Simë Dobreci, i cili më 16 qershor ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

Ora përkujtimore organizohet nga Komuna e Ulqinit, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve "Art Club", “Shtëpia e Shëndetit – Ulqin”, “Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi”, Shoqata "Illyricumi".

Doktor Simë Dobreci ka qenë ish-profesor në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe për një kohë ishte edhe drejtor i Klinikës së Lëkurës në Prishtinë.

Dobreci është autor i teksteve universitare shkencore “Dermatologjia”, “Sëmundjet e lëkurës” si dhe i mbi 25 punimeve shkencore në revista profesionale të dermatologjisë.

Dermatologu Simë Dobreci për shumë vjet punoi në Prishtinë, duke vazhduar punën me pacientë, edhe pas pensionimit, në Ulqin. Pas vetes ai la gruan dhe katër djemë.


MË SHUME NGA Shqipëri