Beyonce publikon projektin surprizë “Black Parade”
Beyonce publikoi këngën e re "Black Parade", disa orë pas fillimit të nsimës me të njëjtin emër, në mbështetje të bizneseve të vogla në pronësi të personave me ngjyrë.
Beyonce po shënon ‘Juneteenth’ me fillimin e Black Parade Route, një iniciativë që mbështet bizneset e vogla në pronësi të personave me ngjyrë dhe me publikimin e një kënge të re të quajtur Black Parade, shkruan DailyMail.
Nisma e këngëtares përfshin një listë të gjatë të bizneseve në pronësi të njerëzve me ngjyrë, që konsumatorët mund të blejnë gjëra të listuara në kategori të tilla si: Art & Dizajn, Bukuri, Modë, Shtëpi dhe Jetë, Stili i jetës, Restorantet & Baret, Shërbimet dhe Wellness & Shëndeti.
‘Të qenit me ngjyrë është aktivizmi juaj. Përsosmëria me ngjyrë është një formë proteste. Gëzimi me ngjyrë është e drejta juaj”, shkroi ajo për nismëm
Sipas uebfaqes, “Black Parade” përfiton nga Fondi i Ndikimit në Biznesin me ngjyrë i BeyGOOD, i administruar nga League National Urban, për të mbështetur bizneset e vogla në pronësi të personave me ngjyrë.
Për të ndihmuar në fillimin e kësaj nisme, ish-ylli i Destiny’s Child në Instagram ndau disa fjalë të mençura në lidhje me projektin dhe festën e Juneteenth.
Kënga “Black Parade” fillon me një tempo të lehtë dhe vazhdon me goditje të fortë. Ky është solo-projekti i parë i Beyonce pas kolonës zanore të “Lion King” më 2019.























