Angelina Jolie ka një thirrje për amerikanët
Angelina Jolie u kërkon amerikanëve të adresojnë shtypjen si ‘luftë’ që shkon përtej kufijve.
Në një ese të re të botuar për revistën TIME të enjten, Angelina Jolie u bëri thirrje amerikanëve që të shikojnë luftën e vazhdueshme për ‘të drejtat e njeriut dhe barazinë’ si ‘një luftë’ që po zhvillohet në të gjithë botën, shkruan DailyMail.
“Ndërsa padrejtësia e ndezur e diskriminimit dhe racizmi në Amerikë shpërthen në plan të parë, ne gjithashtu duhet të adresojmë persekutimin dhe shtypjen që ngrihen globalisht, duke privuar miliona të drejtat e tyre, lirinë dhe sigurinë e tyre fizike,” filloi aktorja 45-vjeçare.
Jolie, e cila është e dërguar speciale për Komisionerin e Lartë të Refugjatëve të SHBA, zbuloi se ‘gati 80 milionë’ njerëz në të gjithë botën ‘janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nga një persekutim dhe dhunë ekstreme dhe po jetojnë si refugjatë.’
Të dhënat, të cilat u botuan nga Agjensia e SHBA-ve për Refugjatët, konsiderojnë se është “numri më i lartë që nga fillimi i regjistrave, sipas të dhënave në dispozicion”.
“Për herë të parë, zhvendosja me forcë po prek më shumë se një përqind të njerëzimit, ose 1 në çdo 97 njerëz”, shtoi ajo.
“Këta janë njerëz ikin nga sulmet ndaj shkollave dhe spitaleve, dhuna seksuale në masë, rrethimi dhe uria e qyteteve të tëra, shtypja vrastare e grupeve terroriste dhe dekada të përndjekjes së institucionalizuar bazuar në fe, gjini.
Rritja e numrit të personave që largohen nga shtëpitë e tyre, Jolie beson se vjen nga rënia ekonomike më 2008, e cila nxiti vështirësi dhe pakënaqësi globalisht.
“Refugjatët konsiderohen shpesh si një barrë, të pëcjellë me ksenofobi dhe racizëm, dhe denigrohen e dehumanizohen në politikë dhe media”, deklaroi Angelina.
Ajo thotë se shumica e refugjatëve duan të kthehen në shtëpi, por duhet zgjidhur konfliktet në ato vende.
Aktorja u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që ishin të shpejtë për të kritikuar të dhënat kur të drjtat e njeriut u kundërshtuan, ndërsa heshtën kur konfliktet krijuan zhvendosje dhe mjerim, duke përfshirë edhe aleatët tanë.
“Kur ne fillojmë të zgjedhim në cilat vende ose popuj ndihmojmë, nga ndihma jonë humanitare për politikat tona të azilit, ne vetë jemi duke diskriminuar: caktimi i niveleve të ndryshme të rëndësisë për popuj të ndryshëm nga raca, feja dhe etnia, duke shkelur parimin themelor që ne të gjithë kemi lindur të barabartë”, deklaroi ajo.
Angelina beson se amerikanët nuk mësohen sa duhet për të respektuar dhe admiruar kulturat dhe kontributet e vendeve me histori shumë më të gjatë se tonat.
“Ajo që më është bërë e qartë mua përmes punës sime është se lufta për të drejtat e njeriut dhe barazinë është universale, është një luftë, kudo ku jetojmë, dhe sidoqoftë mund të jenë rrethanat tona të ndryshme”, janë fjalët e yllit.























