17:29 / 20.06.2020
Dortmund fiton derbin ndaj RB Leipzig, “blindon” vendin e dytë
Borussia Dortmund e ka fituar 0-2 derbin ndaj RB Leipzig në ‘Red Bull Arena’, në kuadër të xhiros së 33-të të Bundesligës.
Skuadra nga ‘Signal Iduna Park’ ka siguruar vendin e dytë në renditjen tabelare, pas fitores në fushën e RB Leipzig.
Erling Haaland në minutën e 30’, shënoi e epërsisë, pas një asistimi të pranuar nga 17 vjeçari Giovanni Reyna.
Sulmuesi norvegjez vendosi rezultatin përfundimtar prej 0-2 duke shënuar në minutën e 90′ të takimit.
Me këtë fitore, Dortmund numëron 69 pikë, gjashtë më shumë se RB Leipzig i vendit të tretë.























