Parashikimi i motit për ditën e nesërme
BKT
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.


MË SHUME NGA Lajme