PSG humbet dy titullarë për Champions, ikën Cavani dhe Meunier!
BKT
Sport

PSG humbet dy titullarë për Champions, ikën Cavani dhe Meunier!

Paris Saint Germain humbet dy futbollistë të rëndësishëm. Sulmuesi Edinson Cavani dhe mbrojtësi i krahut Thomas Meunier të cilët ishin në skadencë kontrate kanë vendosur të mos vazhdojnë më aventurën me kampionët e Francës deri në fund të këtij sezoni.

Si bomberi uruguaian dhe mbrojtësi belg, kishin mundësinë për të luajtur sfidat e mbetura në Champions League, kompeticion në të cilin PSG është kualifikuar në çerekfinale, por nuk e kanë preferuar si opsion.

Mbrojtësi i djathtë do të transferohet te Borussia Dortmund në Bundesligë, ndërsa “El Matador” pritet të kalojë në Spanjë. Atletico Madrid e kërkon prej kohësh, teksa Diego Simeone e sheh si goleadorin që i mungon skuadrës së tij dhe së shpejti mund të kemi akord zyrtar mes palëve.

Gjithsesi në garë për Cavanin është edhe Interi me zikaltrit e Contes që kanë gati një kontratë 3 vjeçare për bomberin uruguian dhe mund t’i dorëzojnë çelësat e sulmit.

Edinson Cavani mbyll kështu aventurën e tij te Paris Saint Germain pas 7 sezonesh teksa është aktivizuar në 301 takime në të gjitha kompeticionet dhe ka arritur të realizojë 200 gola.