Newcastle ‘shkel’ Sheffield Utd, ëndërron Evropën
BKT
Sport

Newcastle ‘shkel’ Sheffield Utd, ëndërron Evropën

Newcastle United i papërmbajtshëm në këtë rikthim të Premier League-s pas pas shkëputjes disamujore.

Skuadra e drejtuar nga Steve Bruce shkatërroi 3-0 Sheffield Utd në “St James’ Park”, duke kapërcyer disa pozicione në renditje e tashmë nga frika për rënien një kategori më poshtë “The Magpies” mund të ëndërrojnë zonën europiane.

Në fakt, shifrat nuk tregojnë realitetin e fushës, sepse deri në minutën e 50-të sfida ishte e ekuilibruar dhe ende nuk ishte zhbllokuar rezultati.

Pikërisht në këtë fragment loja mori tjetër rrjedhë, pasi mbrojtësi i miqve, Egan, u ndëshkua me karton të verdhë, që ishte dyti për të në këtë takim, duke lënë skuadrën e tij në inferioritet numerik.

Vetëm 5 minuta më vonë Allan Saint-Maximin shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes për të shënuar golin e parë. Gjithçka u bë më e lehtë për vendësit, që realizuan edhe dy herë të tjera me Ritchie dhe Joelington.

Asgjë s’mund të bënin lojtarët e Sheffieldit në minutat e mbetura, duke u dorëzuar pa kushte me rezultatin përfundimtar 3-0.