Lorik Cana në krye të ekipit të Lausanne
BKT
Sport

Lorik Cana në krye të ekipit të Lausanne

Ish Kapiteni i Kombëtares Kuq e Zi, legjenda e futbollit shqiptar - Lorik Cana, është në negociata të avancuara me klubin zviceran Fc Lausanne Sport, negociata që pritet të konkretizohen brenda këtij muaji.

Përfundimi pozitiv i negociatave do ta çojë Lorik Canën në kry të ekipi, saktësisht në pozitën e drejtorit sportiv të këtij ekipi.

Kapiteni Cana rikthehet si drejtor sportiv në klubin dhe qytetin ku filloi dashurinë e parë futbollistike.

Lajmi është konfirmuar nga burime të afërta me Lorik Cana.

Rtklive u përpoq të merrte qëndrim zyrtarë nga Cana gjatë ditës së sotme, por ishte e pamundur.