Arbër Hoxha: Me ndihmën e Zotit do të kthehem edhe më i fortë
BKT
Sport

Arbër Hoxha: Me ndihmën e Zotit do të kthehem edhe më i fortë

Arbër Hoxha pret që të rikthehet fuqishëm pas lëndimit që e pësoi të shtunën në stërvitje me skuadrën e Ballkanit, kur këputi ligamentet e gjurit.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka falënderuar mbarë opinionin për mbështetjen e madhe në këtë periudhë jo të lehtë për të.

“Edhe pse gjendem në një moment të vështirë shfrytëzoj rastin të ju falënderoj përzemërsisht për përkrahjen e vazhdueshme në këto momente aspak të mira për mua personalisht. Me ndihmën e Zotit shpresoj dhe besoj që do të kthehem më i fort se që isha sepse para vetes shoh sfida shumë të mëdha”, ka shkruar Hoxha.