Shpallet aktgjykimi kundër të akuzuarve për shpërndarje të narkotikëve
BKT
Lajme

Shpallet aktgjykimi kundër të akuzuarve për shpërndarje të narkotikëve

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve A.N., I.B., L.O., për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe kundër të akuzuarit V.E. për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas gjykatës, i akuzuari A.N. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 vite e 10 muaj burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 7.000 euro, të cilën shumë i njëjti është i obliguar ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

“Në këtë dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 24.06.2019 e tutje. Të akuzuarit I.B. dhe L.O. janë shpallur fajtor dhe janë dënuar secili veç e veç me dënim me burgim në kohëzgjatje me nga 3 vite e 6 muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 10.000 euro të cilat shuma të njëjtit janë të obliguar ta paguajnë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Në këtë dënim do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 24.06.2019 e tutje. I akuzuari V.E. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite dhe dënim me gjobë në shumën prej 10.500 euro, të cilën shumë i njëjti është i obliguar ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Në këtë dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 24.06.2019 deri me datë 27.01.2020. Të akuzuarve A.N., I.B. dhe L.O. ju është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi”, thuhet nw komunikatwn e gjykatws, ku sqatohet se nga të akuzuarit janë konfiskuar 55 kilogram e 432 gram narkotik të llojit marihuanë, veturat Citroen C8, Audi A6, BMË X3, Beugeto Pickup, konfiskohen 9 telefona mobil së bashku me sim kartela, para të gatshme në vlera të ndryshme 2573.4 euro, 750 lekë, 245 euro,18.100 lekë, 390 euro dhe 101.400 lekë, 4.460 lekë, një pistoletë e markës GAP, 9 mm, një karikator dhe 18 fishekë.

 


MË SHUME NGA Lajme