Koronavirusi i mori jetën dhe një tjetër 62 vjeçari në Tiranë, në total 45
BKT
Shqipëri

Koronavirusi i mori jetën dhe një tjetër 62 vjeçari në Tiranë, në total 45

Ndërron jetë pacienti 62-vjeçar nga COVID19, nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese, duke e çuar në 45 numrin e të vdekurve.

"Rreth dy javë pas shtrimit në spital, pas 10 ditësh në terapi intensive, i intubuar, një 62 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID19, megjithë përpjekjet e mjekëve, terapisë medikamentoze intensive, pavarësisht se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse, pasi referuar ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, virusi është prezent, ka transmetueshmëri dhe nuk e ka humbur forcën e tij virusale" informoi sot ministria e Shendetesise, transmeton oranews. 

Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Aktualisht janë të shtruar mbi 80 pacientë në shërbimin infektiv dhe janë mbi 790 raste aktive me COVID19 në vend.

Nderkohë rezultojnë dhe 2 mësuese pozitive me koronavirus. 

Dje humbi jetën dhe një 62 vjecar i shtruar në Infektiv. 


MË SHUME NGA Shqipëri