Ben Affleck dhe Ana de Armas shfaqen të lumtur krah njëri-tjetrit
Ben Affleck, 47-vjeçar, dhe e dashura e tij Ana de Armas, 32-vjeçare, dukeshin shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit ne lagjen e tyre ‘Venice Beach’ gjatë të hënës.
Aktorja kubanezo-spanjolle u shfaq me plot stil në një triko të zezë dhe një palë pantallona të gjera ngjyrë ulliri.
Ben Affleck dhe Ana de Armas (Foto: Backgrid)
Ajo vendosi disa qafore të arit dhe një palë atlete të bardha për të kompletuar dukjen e saj tërheqëse.
Shëtitja e tyre vjen pasi çifti kaluan vikendin e kaluar tek nëna e Ben me fëmijët e tij, Violet, Seraphina, 11, dhe Samuel, tetë në Georgia.
“Ata janë duke kaluar disa ditë në Georgia me fëmijët e Ben”, ka thënë një burim i afërt me çiftin.
“Janë duke shijuar një kohë të mirë. Ai e bën të qesh tërë kohën atë dhe ajo ka një qëndrim të mirë. Prioriteti i tij i parë do jenë gjithnjë fëmijët e tij”, shton më tej burimi.
Ben Affleck dhe Ana de Armas (Foto: Backgrid)
Ben më parë ka qenë i martuar me Jennifer Garner dhe dyshja u divorcuan në vitin 2018 pas më shumë se një dekade.
Sido që të jetë, ylli i Hollywood-it ‘gjithmonë sigurohet të gjejë kohë për Anan dhe për të ajo është e para’. /Telegrafi/
Ben Affleck dhe Ana de Armas (Foto: Backgrid)























