Gashi: Këto dy javë më bënë të kuptojë rëndësinë e familjes
BKT
Magazina

Gashi: Këto dy javë më bënë të kuptojë rëndësinë e familjes

Gashi kaloi dy javët e fundit pranë prindërve.

Reperi Gashi me anë të një postimi në Instagram, tregoi se pas pandemisë kaloi kohë të çmuar pranë prindërve.

Ai tregoi se asnjë shumë e parave nuk e zëvendëson këtë kohë, pasi gjatë gjithë kësaj periudhe ishte i zënë me punën për albumin e ri.

Por, thotë se e gjithë kjo e bëri të kuptojë rëndësinë që ka familja, andaj është shumë i lumtur që u relaksua këto javë pranë prindërve.

“I mora prindërit e mi për të më vizituar në LA, ishin 2 javët më të mira të gjithë jetës sime. Asnjë sasi suksesesh ose parash nuk mund të zëvendësonin ndjenjën që kisha të kaloja kohë me ta. Unë kam qenë aq i zënë nga puna edhe gjatë pandemisë botërore. Unë isha aq i shqetësuar për lansimin e albumit “1984” sepse ka kaq shumë gjëra që ndodhin në botë tani që është më e rëndësishme sesa të lëshosh muzikë. Kam pasur kaq shumë sukses në vitet e fundit dhe kam fituar para, por kurrë në të vërtetë nuk kam pasur pushime apo edhe relaksim në shtëpi, sepse gjithmonë e kam mbyllur veten në studio … Por këto dy javë të fundit më bënë të shoh se sa e rëndësishme është familja ime duhej të kujtoja pse madje fillova të bëja të gjitha këto për të filluar. Ju dua”, shkruan ai.


MË SHUME NGA Magazina