Capital T ndan detaje të reja nga albumi i tij “Skulpturë”
BKT
Magazina

Capital T ndan detaje të reja nga albumi i tij “Skulpturë”

Kanë mbetur edhe pak ditë nga lansimi i albumit të katërt të reperit të njohur Capital T.

Ai më tutje zbulon se ky album do të lansohet me dy pjesë, pjesa e parë e të cilit vjen në fillim të muajit tjetër.

“Studio albumi jem i katërt, Skulpturë – i cili lansohet me dy pjesë. Pjesa e parë vjen me 1 korrik. A jemi gati të shkatërrojmë lojën?”, ka shkruar mes tjerash ai.

Ndërkaq, reagimet e fansave ishin të menjëhershme dhe duket se mezi po presin për këtë album të Kapos.

Para publikimit të projektit madhështor, Capital T është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit dhe njëherësh më të re “DMP” në bashkëpunim me Ledri Vulën. /Telegrafi/

 

 

 


MË SHUME NGA Magazina