13:32 / 24.06.2020
Domethënia e fshehtë e tatuazhit të Jennifer Aniston
Tatuazhi 11 11 i Jennifer Aniston ka një domethënie të fshehtë.
Tatuazhi misterioz 11 11 Jennifer Aniston simbolizon dy data të rëndësishme në jetën e saj, shkruan The Sun.
Aktorja Holliwood-iane, 51 vjeçe, tregoi tatuazhin e saj në dorë, teksa po bashkëbisedonte me Lisa Kudrow, të hënën.
Edhe pse ajo kishte pjesën e artit të gdhendjes në lëkurën e saj në vitin 2018, ajo kurrë nuk ka shpjeguar plotësisht kuptimin që fshihet pas saj.
Por tani, një burim i afërt me Jennifer ka treguar për të. Jennifer lindi më 11 shkurt 1969, duke përbërë një nga 11 shifrat.
Tjetra është për nder të qenit të saj të dashur Norman, i cili ndërroi jetë më 2011. Burimi i “The Sun” thotë “Ditëlindja e saj është 11 shkurt dhe viti kur vdiq Norman, qeni i saj, është 2011”.
Në intervistë, Jennifer tha se fjala e saj e preferuar është “Norman”.

























