13:46 / 24.06.2020
VIP-at që vdiqën në rrethana të çuditshme
Të pabesueshme, shokuese dhe të habitshme, kështu mund të përshkruhen vdekjet e disa prej VIP-ave përgjatë historisë.
Ishin vdekje natyrale apo komplote? Versionet zyrtare ekzistojnë, por teoritë surrealiste vazhdojnë të gjejnë vend edhe shumë vite pas vdekjes së tyre.
Marilyn Monroe - Versioni zyrtar flet për një mbidozë, por të afërmit raportuan se vdekja e saj kishte qenë një vrasje.
Amy Winehouse - Autopsia tregoi një mbidozë dhe një konsum të tepruar të alkoolit, por artistja e re po rehabilitohej, kështu që vdekja e saj është ende e mbështjellë me mister.
Bruce Lee - Zyrtarisht ai vdiq nga një aneurizëm (dobësim i mureve të enëve të gjakut), por teoritë flasin për një vrasje.
Elvis Presley - Këngëtari u gjet i pavetëdijshëm në dysheme, në të njëjtën ditë kur ai duhej të largohej nga Memphis-s.
Brandon Lee - Djali i Bruce Lee-s vdiq gjatë filmimit të "The Crown", pasi Michael Masee e qëlloi atë. Arma u ngarkua me plumba të vërtetë, kur ata duhej të ishin bosh.
Michael Jackson - Ka shumë teori në lidhje me vdekjen e tij: nga neglizhenca mjekësore në vetëvrasjen e Mbretit të Popit.
Heather O'Rourke - Aktorja e re pësoi një arrest kardiak të paraprirë nga një ngatërrim zorrësh si pasojë e sëmundjes së Cronh-it, të cilën mjekët nuk mund ta identifikonin.
George Reeves - Shkaku zyrtar i vdekjes së tij është vetëvrasja, por shumë teori e konsiderojnë vdekjen aksidentale.
David Carradine - Ai u gjet në dhomën e tij të hotelit i varur. Versioni zyrtar flet për vetëvrasje, por flitet për një aksident erotik.
Jimi Hendrix - Ai vdiq i asfiksuar nga të vjellat e tij, por ish-asistenti i tij, James Tappy Wright, në vitin 2009 tha se ai u vra nga menaxheri i tij Michal Jeffery kur ndaloi së punuari me të.























