17:30 / 24.06.2020
Çerkini konteston publikimin e informatës për akuzat ndaj Thaçit e Veselit
Avokati Artan Çerkini ka thënë se publikimi i informacionit për ngritjen e aktakuzës nga Gjykata Speciale për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe liderin e PDK-së, Kadri Veselin, nuk mund të bazohet në rregulla.
Ai ka folur në “Imazh” te RTK.
“Sipas mendimit tim, vetë publikimi i informatës ende pa u konfirmuar nga gjyqtari i procedurës paraprake është një temë në vete. Unë po e kontestoj publikimin e këtij informacioni, sepse mund të bije në kundërshtim me rregulloren. Le ta gjen Zyra e Prokurorit një nen ku thuhet se aktakuza mund të bëhet publike, kështuqë nuk e di se ku mund ta gjejnë bazën për publikim”, ka thënë ai. “Kjo mund të kontestohet juridikisht sepse paraqet cenim të prezumimit të pafajsisë”.























