Valon Berisha zbulon objektivin kryesor
BKT
Sport

Valon Berisha zbulon objektivin kryesor

Futbollisti kosovar synon ta sigurojë mbijetesën në Bundesligë me Fortuna Dusseldorfin.

Ai është i fokusuar totalisht në ndeshjen e fundjavës ndaj Union Berlinit

Valon Berisha është i fokusuar në ndeshjen vendimtare të sezonit me skuadrën e tij, Fortuna Dusseldorf.

Skuadra e futbollistit kosovar do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të sezonit me Union Berlinin në udhëtim gjatë fundjavës që po vjen.

Aktualisht, Fortuna është e 16-ta në tabelën e Bundesligës me 30 pikë dhe gjendet në zonën e barazhit, dy pikë më shumë se Werder Bremeni i Milot Rashicës.

Prandaj, Dusseldorfit i nevojitet një rezultat i favorshëm në Berlin, në mënyrë që të përfundojë në “Play-Off”.