Aktori 66-vjeçar Dennis Quaid martohet me bukuroshen 27-vjeçare Laura Savoi
Dennis Quaid dhe Laura Savoie janë martuar.
Aktori 66-vjeçar u fejua me bukuroshen Laura, 27 vjeçare, pasi ata zgjodhën në një vendpushim bregdetar në Santa Barbara më 2 qershor, shkruan DailyMail.
Dashamirët kishin vetëm pastorin e tyre si dëshmitar, thuhet sipas burimeve të Revistës “People”.
Çifti kishin planifikuar ta kurorëzonin dashurinë e tyre me një martesë në Hawaii në muajin prill, e ndjekur nga një ceremoni e dytë në Nashville për miqtë dhe familjen e tyre – por planet duhej të shtyheshin për shkak të pandemisë COVID-19./Telegrafi

Dennis e quajti kurorëzimin e tyre privat si “një ngjarje të bukur”: Ata shkëmbyen premtime tradicionale dhe unaza Bulgari, thuhet më tej sipas “People”.
Laura kishte veshur një fustan nga Chosen By One Day, që ishte një fustan i bardhë i butë, teksa flokët i kishte lënë në stilin kaçurrela të lirshme.
Ndërkohë Dennis kishte veshur për ceremoninë e kurorëzimit një kostum gri të markës “Hugo Boss” me një këmishë të bardhë dhe pa kravatë.
Çifti e quajtën takimin e tyre si një “dashuri me shikim të parë”.
Në tetor të vitit 2019, pesë muaj pasi filluan lidhjen, dyshja u fejuan.
Aktori Dennis Quaid ka tri martesa të mëparshme me: Kimberly Quaid, Meg Ryan dhe P. J. Soles.























