The Sun me artikull për baballarët më të pashëm të yjeve
BKT
Magazina

The Sun me artikull për baballarët më të pashëm të yjeve

Dukagjin Lipa bën pjesë në artikullin ku shkruhet për baballarët më të pashëm.

E përditshmja britanike The Sun ka shkruar një artikull të gjatë për baballarët e të famshmëve, shkruajnë mediat e huaja.

Babai i këngëtares, Perrie Edvard, babai i prezantueses së famshme Holly Willoughby, babai i modeles Molly-Mae Hague dhe ai i Heidi Klumit, cilësohen si baballarët më atraktivë të famshmëve.

Kësaj liste iu shtua edhe babai i këngëtares Dua Lipa, Dukagjini.

“Babai i Dua Lipës është ‘më i nxehtë se ferri'”, shkruan në arikull ku babait të Duas i drejtohen me këto fjalë duke iu referuar këngës së saj “Hotter than hell”.

“Kur bëhet fjalë për babanë e një personi të famshëm që fansat çmenden pas tij, askush nuk e ka menaxhuar atë ashtu si babai i Dua Lipës, Dukagjini, 51 vjeç, i cili vodhi për herë vëmendjen në shfaqjen e BRIT Awards vitin e kaluar. Në fakt, joshja e tij fillimisht u vu re nga prezantuesi i Brits, Jack Whitehall – i cili me mirësi e theksoi atë në pjesën tjetër të botës”, thuhet në artikull.

Në fakt Jack ishte gjatë një interviste me Duan u ndal paksa tek Dukagjini.

“Ai është babai më i lezetshëm. Shikoni Dukagjinin! A mund të kthejmë kamerat nga ky djalë?”, ishin fjalët që e bënë atë të buzëqeshë dhe ta marrë gjithë vëmendjen në atë moment.


MË SHUME NGA Magazina