Kulla:Aktakuza ndaj Thaçit, përpjekje për minimin e pavarësisë së Kosovës
BKT
Lajme

Kulla:Aktakuza ndaj Thaçit, përpjekje për minimin e pavarësisë së Kosovës

Analisti i njohur Ilir Kulla, deklaroi të enjten se akuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe nëntë të tjerëve ka qenë e akuzë e ngritur nga gjykata për krime lufte, të kryera gjatë dhe pas luftës për çlirimin e Kosovës nga Serbia, ka si objektiv kryesor, shpërbërjen e shtetësisë së Kosovës.

Duke folur në emisionit ’’Open’’ Tv Show, Kulla deklaroi se, fatkeqësisht, liderët kosovarë ishin të zënë mes veti duke u marrë me njëri-tjetrin dhe bënë gabimin e madh duke lejuar krijimin e Gjykatës Speciale.

’’Ne duhet t'i shohim faktet që e sollën këtë situatë Kosovën. Akuza e ngritur ndaj presidentit Thaçi dhe nëntë të tjerëve nga Gjykata Speciale për krime lufte gjatë dhe pas luftës në Kosovë, është përpjekje e pastër për ta dëmtuar dhe shpërbërë pavarësinë e Kosovës".

”Fatkeqësisht, të gjithë liderët kosovarë ishin të zënë duke u marrë me njëri-tjetrin dhe humbën rrugën ku ishin, duke bërë gabime sikundër është lejimi i krijimit të Gjykatës Speciale, që ishte unike në gjithë botën. Ky ishte gabimi i madh i tyre’’, deklaroi Kulla.

Ai shtoi se prapa këtyre akuzave qëndron Serbia me mbështetje nga Rusia dhe vendet tjera aleate evropiane, që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, duke vazhduar në këtë mënyrë sulmet politike ndaj autoriteteve kosovare.

Deklarata e lëshuar të merkurën nga Zyra e Gjykatës Speciale, në Hagë, thotë se Thaçi dhe nëntë të tjerë janë përgjegjës për vrasjen e afër 100 shqiptarëve të serbëve, romëve.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale Ndërkombëtare, në Hagë.

Thaçi dhe nëntë të tjerët "janë përgjegjës për krimet e kryera, në vrasjen e afër 100 vetëve, torturë e zhdukje të dhunshme", thuhet në aktakuzë të ngritur nga prokuroria.

Akuzat që përfshijnë kohën e luftës Kosovës kundër Serbisë - po vlerësohet nga një gjykatës në Dhomat e Specializuara të Kosovës, i cili do të vendosë nëse çështja shkon në gjykim.

Hashim Thaçi ka mohuar se ka bërë ndonjë veprim të gabuar.


MË SHUME NGA Lajme