09:23 / 26.06.2020
Justin i bën dedikim Haileyt nga largësia
Hailey Bieber ditët e fundit ka filluar pushimet bashkë me shoqen e saj, modelen e famshme Kendall Jenner.
Dy modelet po kalojnë kohë të mirë pranë njëra-tjetrës, ndërsa në mediet e huaja qarkullojnë imazhe të shumta të tyre duke u argëtuar në bregdet.
Në anën tjetër, Justin ka thënë se po ndjen mungesën e saj, teksa publikoi një foto bashkë me Haileyn.
“Më mungon e dashur”, janë fjalët e këngëtarit, i cili mezi pret që modelja të kthehet në shtëpi, pasi nuk e duron largësinë nga ajo.
























