17:05 / 26.06.2020
Sarri tregon arsyen pse po largohet Pjanic
Trajneri i Juventusit, Sarri ka treguar arsyen pse Miralem Pjanic po largohet nga “Zonja e Vjetër”.
Pjanic më gjasë karrierën do ta vazhdojë tek gjiganti spanjoll, Barcelona. Ai do të shkëmbehet me mesfushorin e “blaugranave” Arthur.
Ditë më parë Sarri kishte një përplasje me Pjanic, por tekniku italian thotë se boshnjaku po largohet për çështje financiare e jo për zënkën që kishte më të.
“Miralem Pjanic po largohet për çështje financiare dhe jo për arsye teknike”, ka thënë Sarri për mediat italiane.























