Serbët vazhdimisht po keqpërdorin mirësinë e Kosovës
BKT
Lajme

Serbët vazhdimisht po keqpërdorin mirësinë e Kosovës

Deputeti i AAK-së Gazmend Syla ka reaguar për arrestimin e sotshëm të disa serbëve nga Policia e Kosovës ne Gazimestan, të cilët kishin shkuar aty për të festuar Vidovdanin.

Syla ka thënë se serbët vazhdimisht po keqpërdorin mirësinë e Kosovës, por iu ka çuar porosinë që Kosova është e shqiptarëve dhe shkelja e ligjit dhe e Kushtetutës nuk do të tolerohen.
 
"Porosia për Gjuriqin e rrugaçët e tij është se sa herë çoni kokën, e provokoni sigurinë tonë, ne do të t'ju ulim at kokë, që assesi të çlirohet nga apetitet serbomëdha", ka shkruar ai.
 
Reagimi i plotë:
 
Si zakonisht, qëllimisht keqpërdoret mirësia e shtetit të Kosovës nga huliganët serb. 
 
Policia sot ka kryer punën siç dhe e do rendi kushtetues ,në Gazimestan të Obiliqit.
 
Gjuriqi e gjuriqat e tjerë mund të vajtojnë, por Kosova ka qenë dhe do të jetë shqiptare. 
Porosia për Gjuriqin e rrugaçët e tij është se sa herë çoni kokën, e provokoni sigurinë tonë, ne do të t'ju ulim at kokë, që assesi të çlirohet nga apetitet serbomëdha.
 
Policia jonë, krenaria jonë!


MË SHUME NGA Lajme