Beyonce: Angazhimi im kërkon drejtësi për njerëzit me ngjyrë
BKT
Magazina

Beyonce: Angazhimi im kërkon drejtësi për njerëzit me ngjyrë

Këngëtares iu nda çmimi humanitar nga Michelle Obama, e cila tha se “angazhimi i saj kërkon drejtësi për njerëzit me ngjyrë”.

Beyoncés iu dha çmimi humanitar në ‘BET Awards’, dhe këngëtarja përdori fjalimin e saj për të inkurajuar shikuesit të votojnë “si jeta tyre të varet nga ajo” në zgjedhjet e ardhshme të SH.B.A.

Michelle Obama theksoi angazhimin e Beyonce për komunitetin me ngjyrë para se tia dorozoj asaj çmimin, duke thënë: “Ju mund ta shihni atë në çdo gjë që ajo bën, nga muzika e saj që i jep zë gëzimit dhe hidhërimit të personave me ngjyrë, deri tek angazhimi i saj për të kërkuar drejtësi për jetët me ngjyrë. . ”

Obama vlerësoi Beyoncén për promovimin e artistëve të rinj dhe për “reagim ndaj seksizmit dhe racizmit kur sheh atë”.

Beyoncé ia dedikoi çmimin protestuesve në të gjithë vendin.

“Dua t’ua kushtoj këtë çmim të gjithë vëllezërve të mi atje, të gjitha motrave të mia atje duke më frymëzuar, duke marshuar dhe luftuar për ndryshime. Zëri juaj po dëgjohet dhe po u dëshmoni paraardhësve tanë se luftërat e tyre nuk ishin të kota. Tani kemi edhe një gjë tjetër që duhet të bëjmë për të ecur në fuqinë tonë të vërtetë, dhe kjo është të votojmë, ”tha ajo.


MË SHUME NGA Magazina