12:03 / 29.06.2020
Aktori shqiptar, Florjan Binaj shërohet nga COVID-19
Pandemia coronavirus së fundmi ka arritur të prekë edhe aktorin e njohur shqiptar, Florjan Binaj.
Ndërkaq, gjatë ditës së sotme (e hënë), Florjani ka dhënë një lajm mjaft të mirë për të gjithë ndjekësit e tij.
Në postimin e ndarë në rrjetin social Instagram, aktori ka zbuluar se është shëruar plotësisht nga virusi vdekjeprurës.
“Më në fund, COVID-i më la. Falënderoj të gjithë miqtë dhe mikeshat që qëndruan pranë në këto ditë izolimi”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.
Ani pse i infektuar, humoristi i njohur nuk kishte pasur probleme të mëdha dhe se gjendjen shëndetësore e kishte mjaft të mirë. 























