Ruçi takon Kim, Kuvendi angazhuar për suksesin e reformës në drejtësi
Sharr Travel

Ruçi takon Kim, Kuvendi angazhuar për suksesin e reformës në drejtësi

Kuvendi është maksimalisht i angazhuar për suksesin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe përshpejtimin e plotësimit dhe bërjes funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, vuri në dukje se Kuvendi është maksimalisht i angazhuar për  suksesin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë, si kushte thelbësore për të nxitur e mbështetur progresin e Shqipërisë, konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare