Beyonce në korrik do publikoj albumin e ri ‘Black is king’
Sharr Travel

Beyonce në korrik do publikoj albumin e ri ‘Black is king’

Një album i ri vizual i shkruar, drejtuar dhe prodhuar nga Beyoncé është në prag të publikimit.

‘Black Is King’ do të festojë rezistencën dhe kulturën e njerëzve me ngjyrë, në premierën globale të ‘Disney +’ më 31 korrik, sipas një njoftimi për shtyp.

Albumi është i bazuar në muzikën e ‘The Lion King: The Gift’, albumin  e  kuruar nga Beyoncé për serinë e animuar të ‘Lion King’ të lëshuar vitin e kaluar, në të cilën ajo dubloi karakterin e Nala.”

Albumi vizual nga Beyoncé përshkon mësimet e ‘The Lion King’ për mbretërit dhe mbretëreshat e sotme në kërkim të kurorave të tyre, thuhet në deklaratën e Disney dhe nga ndërmarrja e Beyoncé, Parkwood Entertainment.


MË SHUME NGA Magazina