Për herë të tetë në karrierë, James fiton çmimin ‘Sportisti i Vitit’
Për herë të tetë në karrierë, LeBron James është ‘Sportist i Vitit’ nga BET.
James shkroi në Twitter se është “i nderuar” pasi fitoi çmimin në ceremoninë virtuale të së dielës, duke mposhtur Giannis Antetokounmpo, Kawhi Leonard, Patrick Mahomes, Odell Beckham dhe Steph Curry, transmeton lajmi.net.
LeBron është nominuar me një rekord prej 17 herë, dhe tetë triumfet e tij janë dyfishi i shumës së çdo lojtari tjetër që nga momenti i prezantimit të çmimit në 2001.
Një lojtar i NBA çdo vit ka fituar këtë çmim përveç vitit 2011, i cili shkoi te Michael Vick.
James ishte në mesin e udhëheqjes së Los Angeles Lakers në vendin e par; në Konferencën Perëndimore para se pandemia e koronavirus të ndërpresë sezonin e NBA në mars.
NBA është vendosur të rifillojë në Orlando, Florida, në fund të korrikut, me ekipin Lakers që shihen si favoritët për të fituar kampionatin NBA.























