Gjilani bën hap fals, Ballkani bën detyrën ndaj Vushtrrisë
BKT
Sport

Gjilani bën hap fals, Ballkani bën detyrën ndaj Vushtrrisë

Gjilani nuk ka arritur më shumë se barazimi 2:2 në ndeshjen me Llapin, e vlefshme për javën e 27-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, ndërsa Ballkani ka fituar ndaj Vushtrrisë me shifrat 3:1.

Me këtë barazim Gjilani i ka zvogëluar gjasat për titull, pasi tani gjendet në kuotën e 52 pikëve, gjashtë më pak se rivali lokal, Drita, e cila e kryeson renditjen.

Llapi dy herë ishte në epërsi, me dy gola të Valmir Veliut në minutat 15 e 42, ndërsa vendësit barazuan dy herë me gola spektakolarë të Keita Razak (22’) e Gerhard Progni (90’).

Gjilani në fund i ka pasur edhe dy raste të mira, por nuk arriti të shënojë golin e fitores.

Ballkani, ashtu siç është pritur ka shënuar fitore ndaj Vushtrrisë, e cila tashmë është “çregjistruar” nga Superliga.

Mirlind Daku (13’), Blend Baftiu (18) dhe Arbër Prekazi (53’) shënuan për Ballkanin, derisa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Kushtrim Fazliu në minutën e 78-të.

Rezultatet:
Drita – Dukagjini 2:0
Drenica – Trepça ’89 2:4
Flamurtari – Ferizaj 3:2
Gjilani – Llapi 2:2
Ballkani – Vushtrria 3:1
Prishtina – Feronikeli