08:56 / 30.06.2020
Dr.Dre ndahet nga bashkëshortja pas 24 vitesh martesë
Dr. Dre dhe Nicole Young i kanë dhënë fund martesës.
Bashkëshortja e reperit amerikan, Dr. Dre, Nicole Young, i ka kërkuar divorc, shkruajnë mediat e huaja.
50-vjeçarja ka kërkuar të ndahet nga Dr. Dre, emri i vërtetë i të cilit është Andre Romelle Young, pas 24 vitesh martesë.
Dyshja u martuan më 25 maj 1996. Ajo ishte martuar më parë me lojtarin e NBA, Sedale Threatt.

























