Ruçi: Unioni Ndërparlamentar, mbështës i valëve të demokratizimit
Sharr Travel

Ruçi: Unioni Ndërparlamentar, mbështës i valëve të demokratizimit

“Parlamentet janë punishte dhe shtylla të demokracisë”, deklaroi sot Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili përshëndeti 130-vjetorin e themelimit të Unionit Ndërparlamentar.

Sot, Unioni Ndërparlamentar kremton 130-vjetorin e themelimit. Në këtë përvjetor të rëndësishëm, i cili përkon me Ditën Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, Ruçi, njëkohësisht Kryetar i delegacionit parlamentar të Shqipërisë në Unionin Ndërparlamentar, i është drejtuar kësaj organizate me një mesazh përshëndetës.

“Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit në 130- vjetorin e Unionit Ndërparlamentar  është një ngjarje e rëndësishme për demokracinë dhe paqen në botë”, shton ai.

“Trembëdhjetë dekadat e këtij bashkimi të gjerë, më e madhja organizatë ndërparlamentare në botë, janë një kontribut thelbësor për zhvillimin dhe nxitjen e valëve të demokratizimit në të gjithë globin. Unioni Ndërparlamentar  është një faktor i fuqishëm i globalizimit dhe solidaritetit midis kombeve. Parlamentet kanë shërbyer e shërbejnë si punishte e shtylla të demokracisë si edhe nxitës të drejtësisë sociale. Kuvendi i Shqipërisë është një anëtar aktiv i Unionit Ndërparlamentar, në shërbim të bashkëpunimit parlamentar, mirëkuptimit, harmonisë, sigurisë dhe paqes midis popujve”, shprehet në përshëndetjen e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. /ATSH


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare