Shqipëri,69 raste të reja,3 të vdekur dhe 25 të shëruar në 24 orët e fundit
Sharr Travel

Shqipëri,69 raste të reja,3 të vdekur dhe 25 të shëruar në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Virologjisë në ISHP janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive.

Në një komunikim për mediet, dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnjë.

Mbi situatën epidemiologjike në vend, ajo tha se “vijon të ketë shtrime të reja në spital, vijon të ketë rritje të të prekurve nga COVID-19, pothuajse në të gjithë Shqipërinë”.

“Fatkeqësisht, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit. Një 44-vjeçare nga Durrësi, një pacient 71-vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85-vjeçar gjithashtu nga Tirana. Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor”, tha ajo.

Beqo informoi se vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1459 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1014 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

COVID-19 – Statistika (30 Qershor 2020)
Testime totale 27034
Raste pozitive 2535
Raste të shëruara 1459
Raste Aktive 1014
Humbje jete 62 (Qarku Tiranë 34, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 8, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 370
Durrës 212
Shkodër 156
Vlorë 106
Fier 49
Lezhë 43
Korçë 28
Kukës 18
Elbasan 13
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 6

/ATSH