Mbajtja e maskave dhe distancimi fizik nuk ju kushton asgjë
Sharr Travel

Mbajtja e maskave dhe distancimi fizik nuk ju kushton asgjë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot mesazhin ndërgjegjësues të Prof. Mira Kola nga QSUT, e cila u bëri apel qytetarëve për më tepër përgjegjësi lidhur me zbatimin e masave kundër COVID-19.

“Duke u nisur nga situata e ditëve të fundit të shtrimeve në spitalin Infektiv dhe sidomos në terapinë intensive ju ftoj të gjithëve së bashku të çelim ndjenjën e përgjegjësisë, ndjenjë që lidhet me zbatimin e masave ndaj këtij virusi që u bë ditë dhe muaj midis nesh”, tha Kola.

“Nuk ju kushton asgjë të mbani një maskë, nuk ju kushton asgjë të ruani distancimin fizik. Masa këto që në pamje të parë duken të thjeshta, por që shprehin një dashuri pa kufi për jetën, shprehin mirënjohje dhe përkushtim për gjithë stafin që punojnë me pacientët me COVID”, u shpreh Kola.