Shinoda njofton për albumin e ri
Sharr Travel

Shinoda njofton për albumin e ri

Mike Shinoda ka njoftuar për albumin e tij më të ri, “Dropped Frames,Vol. 1”, që përbëhet nga këngët që ai i ka bërë në platformën Twitch.

Ky incizim pritet që të publikohet më 10 korrik nga Kenji Kobayashi Productions, dhe ky projekt i tij vjen si rezultat i aktivitet të tij të madh në platformën Twitch, që kur filloi karantina e koronavirusit.

“Koleksioni i këngëve është një varg përzgjedhjesh të incizimeve që i bëj në këtë kanal, por një pjesë e madhe e përvojës është vetë transmetimi”, ka thënë Shinoda për Spin.

“Kur filloj, zakonisht kam fare pak ide se ku do të më çojë. Ajo që del është produkt i sugjerimeve të shikuesve, të ideve aty-për-aty, dhe çfarëdo magjie e pashpjegueshme që pluskon midis kësaj”.