Mickey Madden nga Maroon 5, arrestohet për dhunë në familje

Mickey Madden nga Maroon 5, arrestohet për dhunë në familje

Kitaristi i grupit të këngëtarit Maroon 5, Mickey Madden është arrestuar për dhunë në familje.

Muzikanti është akuzuar për veprën penale gjatë mëngjesit të ditës së diel, raportoi Page Pix.

41-vjeçari nuk është i martuar, ndërsa identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur.

Një nga përfaqësuesit i Maroon 5 tha: Jemi thellësisht të dëshpëruar nga këto lajme. Sa më shumë që po mësojmë, ne po e shikojmë më seriozisht këtë çështje”.

“Për tani, ne jemi duke lejuar individët të kanë hapësirë që të punojnë me gjërat që kanë probleme”.

Ndërkaq, nuk është hera e parë që Madden është ballafaquar me ligjin. Në vitin 2016 ai ishte arrestuar për përdorim të kokainës.

Sidoqoftë kësaj, tashmë kitaristi po rrezikohet me gjashtë vite burg dhe gjatë mijë euro gjobë.