“Dy minuta, dua të qaj, seriozisht”
Sharr Travel

“Dy minuta, dua të qaj, seriozisht”

Familja e Antoione Griezmann vazhdon të rris presionin në trajnerin e Barcelonës, Quique Setien.

Barcelona nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 2:2 kundër Atletico Madrid në ‘Camp Nou’, dhe rrezikon të mbesë katër pikë larg Real Madrid, nëse këta të fundit të enjten mposhtin Real Madridin.

Antoine Griezmann, edhe pse ishte në nxemje gjatë gjithë pjesës së dytë, u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 90’, kundër ish skuadrës së tij.

Familja e lojtarit, nuk ka kursyer trajnerin Quique Setien, duke bërë reagime në rrjetet sociale.

“2 minuta”, ishte reagimi i parë i Theo Griezmann, vëllait të Antoine.

“Dua të qaj, seriozisht”, ka shkruar ai tutje. Kundër Setien ka reaguar edhe babai i futbollistit.