Ky është vendi që ka zgjedhur Jehona Sopi për pushime
Sharr Travel

Ky është vendi që ka zgjedhur Jehona Sopi për pushime

Jehona Sopi ka nisur pushimet.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jehona Sopi, me lehtësimin e masave ndaj Covid-19, ka vendosur t’i kalojë disa ditë pushimi në Shqipëri.

Ajo ka zgjedhur Sarandën dhe me gjasë ka shkuar me familjen e saj.

Këngëtarja e ka publikuar një foto në Instagram me të cilën tregon pamjen e detit që po e shoqëron.

Kujtojmë se Jehona kohët e fundit ka filluar të përdorë rrjetet sociale pasi deri tani atë nuk e kemi parë aktive.

Tani me fansat po ndan momente edhe nga jeta private dhe ka filluar të ndiqet nga një numër jo i vogël i tyre.

 


MË SHUME NGA Magazina