Covid-19 në Shqipëri: Dyfishohen rastet e reja brenda 24 orëve të fundit
Sharr Travel

Covid-19 në Shqipëri: Dyfishohen rastet e reja brenda 24 orëve të fundit

Është rritur numri i rasteve të reja nga Covid-19 në Shqipëri.

Burime për Top Channel bëjnë me dijeni se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 82 persona të infektuar me koronavirusin e ri.

Kështu vihet re një dyfishim i rasteve të reja në raport me ditën e djeshme, ku Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 45 persona, mbartës të Covid-19.